Kryeministri Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Burime mediatike bëjnë me dije se ndërhyrja është kryer për hernien inguinale. Rama i është nënshtruar operacionit mëngjesin e sotëm. Hernie inguinale njihet në gjuhën popullore si dhjamthi.

Operacioni ka shkuar mirë, dhe kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kryeministri e paralajmëroi ndërhyrjen kirurgjikale pak ditë më parë gjatë inspektimit të hapjes së spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministria ka dhënë informacion zyrtar për gjendjen e kryeministrit Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se:
Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.
Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, deklaron Kryeministria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?