Kryeministri Rama: Ilir Meta, presidenti më i turpshëm nga viti 1991 e deri më sot
Kryeministri Rama duke folur sot para grupit parlamentar të PS theksoi se duhet të kërkojmë një emër të ri presidenti që ka integritet dhe personalitet. Dhe mbi të gjitha një shqiptar apo shqiptare që ruhet kur shqipton fjalë të pista të gjuhës.
Kryeministri Rama tha se “Ilir Meta mbetet presidenti më i keq dhe më i turpshëm që nga viti 1991 e deri tani. Ai është shembëlltyra më e keqe e njeriut që ka hyrë në atë ndërtesë”. Duke vazhduar me tej Rama theksoi se “Presidenti Meta kaloi çdo cak të Kushtetutës”.
Me tej kryeministri shtoi se ne kemi votat për ta zgjedhur edhe me votat tona, por duam të flasim me grupet e tjera parlamentare dhe shoqerinë civile.