Kryeministri Rama interviston pronarin e Lamborghini-t, Tonino Lamborghini (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podcast-it të tij kishte të ftuar pronarin e Lamborghini-t, Tonino Lamborghini.
Ai ka treguar se si babai i tij, i cili prodhonte traktorë, kaloi në prodhimin e Lamborghinit. Sipas Tonino Lamborghini, shkak kryesor i ndërtimit të fabrikës ku filluan të prodhoheshin Lamborghinit u bë Enzoi Ferrari. Babai i tij përdorte Ferrari dhe kur motori i makinës pati problem, shkoi tek Enzo Ferrari dhe i tha që “ka diçka që nuk shkon me makinën dhe mund ta ndihmojë ta rregullojnë bashkë”.
Enzo Ferrari u soll keq me të dhe me mendjemadhësi i tha “si të më japë mend mua një që prodhon traktorë?” Kjo gjë nxiti Lamborghinin të hapte fabrikë dhe të bëhej një konkurrent i fuqishëm i Ferrarit.
Në vijim bashkëbisedimi i plotë i Ramës me pronarin e Lamborghi-t: