Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale, përmes një postimi në Facebook, lidhur me protestën e zhvilluar kundër projektit në Zvërnec. Në reagimin e tij, ai ironizon protestuesit dhe bën thirrje për mbrojtjen e mjedisit, duke kërkuar që të shmanget ndotja e zonës dhe dëmtimi i habitatit natyrorë mbushur me yje.

Rama u shpreh se pjesëmarrësit në protestë nuk duhet të futen me automjete në plazh, pasi sipas tij kjo dëmton habitatin natyror dhe shqetëson faunën e zonës, veçanërisht flamingot. Ai shtoi se mbrojtja e natyrës nuk duhet të kufizohet vetëm te protestat, por duhet të reflektohet edhe në sjelljen e përditshme të qytetarëve.

Në postimin e tij, kryeministri ngriti gjithashtu shqetësimin për mbeturinat e lëna pas në zonë, duke përmendur kanoçet e birrës dhe mbetje të tjera që, sipas tij, u lanë nga protestuesit. Ai theksoi se kushdo që angazhohet për mbrojtjen e mjedisit duhet të japë shembull duke mos ndotur hapësirat natyrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të mesazhit, Rama uroi qytetarët për një të diel të qetë, duke e shoqëruar postimin me simbolin e flamingos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?