Kryeministri Rama komunikim virtual me minatorët për Statusin

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë origjinale për t’iu shmangur përplasjeve me popullin, duke komunikuar virtualisht me VIDEO me disa persona të përzgjedhur përballë.

“Interpelancë e minatorëve me qeverinë”, – kjo është e treta shfaqje që Rama po jep sot në ekranin e tij ERTV , këtë radhë me themeluesit e Sindikatës së Minatorëve “Janar 1991”,  dalë në pension, që kanë kërkuar shpjegime për ecurinë e projektit të Statusit të Minatorit.

Rama po ashtu ka hedhur ftesën në7 publik: “Bëhuni pjesë e bashkëqeverisjes duke u regjistruar në www.shqiperiaqeduam.al, ku çdo organizatë apo grupim individësh sipas rregullave të shpallura në platformë sipas procedurës parlamentare, mund të thërrasë në interpelancë kryeministrin dhe çdo ministër.”

SHKARKO APP