FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama ndan fotoalbumin e 35-vjetorit të PS-së

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, publikoi në rrjetet sociale një album fotografik nga aktiviteti festiv i zhvilluar një natë më parë me rastin e 35-vjetorit të themelimit të PS-së.

Ceremonia u mbajt në sheshin “Italia” në Tiranë dhe mblodhi drejtues, anëtarë dhe mbështetës të forcës politike. Gjatë fjalës së tij, Rama e vendosi theksin te vizioni për të ardhmen e vendit, duke deklaruar se objektivi kryesor mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Sipas tij, Shqipëria e dekadës së ardhshme do të jetë një vend për të cilin qytetarët do të ndihen krenarë, ndërsa Partia Socialiste ka marrë përsipër përgjegjësinë për ta udhëhequr vendin drejt integrimit të plotë europian. Rama tha se shqiptarët i kanë besuar kësaj force politike misionin për të çuar përpara procesin e anëtarësimit dhe për të garantuar vazhdimësinë e reformave të nevojshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalimin e mbajtur para të pranishmëve, kreu i qeverisë preku edhe çështjen e projekteve të investimeve të parashikuara në zonat e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit. Ai i konsideroi këto iniciativa si pjesë të një strategjie më të gjerë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit, duke theksuar se ato synojnë të sjellin më shumë mundësi dhe investime në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama pranoi se projektet kanë nxitur debate dhe diskutime në opinionin publik, por nënvizoi se ato duhet të analizohen në funksion të përfitimeve afatgjata për ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Në vijim të fjalës së tij, ai u ndal edhe te politikat mjedisore të ndjekura nga qeveria gjatë viteve të fundit. Sipas Ramës, gjatë mandateve të dyta dhe të treta të Partisë Socialiste është rritur ndjeshëm sipërfaqja e zonave të mbrojtura në vend, duke arritur në rreth një të katërtën e territorit të Shqipërisë, si pjesë e angazhimit për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?