Kryeministri Rama në konferencë shtypi justifikoi vetëvrasjet nga Covid-19

Kryeministri Rama sot në konferencë shtypi doli për të folur për sëmundjen e Covid-19 në Shqipëri. Pasi akuzoi opozitën me të gjitha bateritë, kryeministri nxori një bllok me shënime që ia kishte gjetur, siç duket ministri Ahmetaj me Endri Fugën, e ku lexoi një varg vetëvrasjesh nëpër botë. Kaq imtësisht ishin kërkuar vetëvrasjet nëpër shtete të ndryshme, sa ishte tragji-komike të shikoje shefin e ekzekutivit shqiptar se si çlirohej kur lexonte vetëvrasjet nëpër botë për të justifikuar vetëvrasjet në spitalet e Tiranës.

Në fakt vetëvrasjet në Tiranë janë një tragjedi njerëzore, por nuk janë akuzuar mjekët, pasi ata po bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme, ndaj sikleti i kryeministrit për vetëvrasjet tregon se ai e di se diçka nuk shkon në këtë menaxhim nga qeveria të Covid-19.

Kryeministri në vend që të angazhojë qeverinë për të rritur pagat e mjekëve, infermierëve dhe personalit mjekësor apo për të nxjerrë nga buxheti i shtetit miliona euro për të blerë pajisje të reja shëndetësore, turret duke justifikuar se po vetëvriten nëpër botë.

Akuzat e Presidentit Meta dhe të opozitës janë se Kryeministri po keqmenaxhon situatën, e cila po degradon në kolaps si dhe që në vend të merret me shërbimet ndaj qytetarëve, po firmos koncesione, PPP, tenderime etj. duke prekur krejt buxhetin e shtetit në interes të disa oligarkëve, të cilët financojnë më pas fushatën elektorale të PS.

SHKARKO APP