Kryeministri Rama: Një tjetër sulm kibernetik në sistemin TIMS

Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria është goditur nga një tjetër sulm kibernetik.

Rama thotë se sulmi është “nga të njëjtët agresorë”, pra nga Irani.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Kryeministri Rama.

 

SHKARKO APP