“Kryeministri Rama nuk pranon ambasadorin e Metës në takim”
Vizita e shefit të diplomacisë greke në Tiranë, Nikos Kotzias ka patur edhe një prapaskenë që del në pah vetëm një ditë më pas.
Sipas ish kryeministrit Sali Berisha është e paprecedentë që ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi nuk ishte pjesë e delegacionit që shoqëronte shefin e diplomacisë greke ashtu siç ndodh gjithmonë në vizita të këtij niveli.
Në një postim të tij në Facebook Berisha akuzon se: “ne nje skandal diplomatik, Edvin Shullazi dhe ministri i tij i jashtem, karabush Bushati nuk lejojne ambasadorin e Republikes se Shqiperise ne Athine te jete i pranishem ne Tirane ne bisedimet me ministrin e puneve te jashtme te Greqise. Ky eshte nje akt tjeter banditesk i neo-bllokmeneve Edvin Kristaq Rama dhe Ditezi Sulejman Bushati ndaj ambasadoreve, diplomateve shqiptar qe perfaqesojne Shqiperine ne vendet ku jane te akredituar”.
Por cila është arsyeja e këtij veprimi të dyshes Rama-Bushati. Berisha jep një arsyetin mjaft intersant ndërsa shkruan se: “shkaku i ketij akti eshte se Dashnor Dervishi, ambasadori yne ne Athine eshte i afert i vllaut armik Meta”.
KOHA JONË SONDAZH

