Kryeministri Rama shkon në Bullgari për një vizitë zyrtare më 8 dhe 9 qershor

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të vizitojë Sofjen më 8 dhe 9 qershor në kuadrin e një vizite dyditore, raporton noa.al duke cituar burime nga qeveria bullgare.

Takimi u vendos pas një bisede telefonike që Kryeministri bullgar Stefan Janev dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama patën një ditë më parë, njoftoi agjencia bullgare e lajmeve BNR.

Palët diskutuan çështje në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, si dhe tema aktuale në agjendën evropiane.

Të dy konfirmuan vizitën e ardhshme të Kryeministrit shqiptar në Bullgari më 8 dhe 9 qershor.

Kryeministri Janev nënvizoi se pala bullgare ka filluar përgatitjen përkatëse për vizitën.

Në këtë kontekst, Kryeministri bullgar vuri në dukje se përshtatja e interesave të ndryshme kombëtare është ajo që e çon botën përpara dhe vuri në dukje se vizita e Kryeministrit shqiptar në Bullgari do të konsiderohet si vizitë e një miku, tha shërbimi për shtyp i qeverisë bullgare.

Vizita e z.Rama në Bullgari vjen në kulmin e krizës politike në këtë vend. Kjo është qeveria e dytë teknike e krijuar më 21 maj pasi tre forcat kryesore politike dështuan të formojnë qeveri të re pas zgjedhjeve parlamentare të para pak muajve duke detyruar presidentin të shpallë zgjedhje të parakohshme për më 11 korrik.

SHKARKO APP