Kryeministri Rama: Shqipëria lider në Ballkan për teknologjinë dhe shkencën
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Kongresin për Nanoteknologjinë dhe në fjalën e tij e ka cilësuar Shqipërisë si lider në Ballkan në fushën e shkencës dhe të teknologjisë.
Rama tha se Shqipëria guxon dhe udhëheq, ndërsa solli në vëmendje ministren e Inteligjencës Artificiale si pikë kyçe për rritjen dhe fuqizimin e Inteligjencës Artificiale në strukturën e shtetit.
“Shqipëria është një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë. Është në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Me lejoni të them që duke krijuar një ministre të AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjesht të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar.
Diella nuk është një lodër, përmes saj ne kemi shndërruar atë që ka qenë domain në një algoritëm transparent për të shndërruar pushtetin e shtetit në atë të shërbyesit.
Jemi të bindur se herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje të ofrojmë një instrument të jashtëzakonshëm për të bërë tenderët publikë e transparent, me integritet siç nuk është parë më parë. Shqipëria është një vend që guxon dhe fuqizimi i AI është një shtyllë themelore e qeverisjes, është përparësi e jona dhe vizioni jonë për Shqipërinë 2030 është i qartë dhe i rrënjosur në integritet, inovacion dhe udhëheqje shkencore.
Kjo ngjarje ilustron më shumë sesa fjalët. Ne do të kanalizojmë më shumë burime, reforma për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë që e ka spirancën në Tiranë por është zgjeruar dhe më gjerë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

