Kryeministri Rama: Shqipëria turistike bën jehonë në mediat e huaja
Një revistë zvicerane, “20 minutes”, e rendit Shqipërinë në një ndër 5 vendet për të kaluar pushimet në shtator. Saranda renditet si një ndër destinacionet e preferuara, në listë me Stambollin në Turqi, Hieren në Framcë, Algraves në Portugali dhe Kalabrinë në Itali.
Lajmin për këtë artikull e bëri publik kryeministri Rama në Facebook, ku shkroi se Shqipëria turistikr po bën jehone në mediat e huaja.
Shqipëria turistike vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja🗞
“20 Minutes”, një media shumë e njohur zvicerane, në një artikull të fundit të saj iu sugjeron lexuesve që të vijnë për pushimet e shtatorit në Shqipëri🙏
Shqipëria renditet në artikull si destinacioni i parë i preferuar, krahas Stambollit, Hieres në Francë, Algraves në Portugali dhe Kalabrisë në Itali, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

