Kryeministri Rama, sjell thesarin e fshehur të natyrës, Ujëvarën e Rasalit në Velçë të Selenicës

Kryeministri Rama përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka prezantuar një tjetër perlë të natyrës shqiptarë, një tjetër destinacion të mahnitshëm për ata që duan të ndihen pjesë e gjallë e natyrës dhe të përfshihen në magjinë e saj

Kësaj here është “Ujëvara e Rasalit në Velçë të Selenicës, një tjetër destinacion i përzgjedhur nga vizitorët vendas e të huaj” shkruan Rama

Ujëvara e Rrasës së Velçës, e njohur gjithashtu si Ujëvara e Rasalit, është një destinacion natyror mahnitës në fshatin Velçë të Selenicës, në jug të Shqipërisë. Kjo ujëvarë është një atraksion i bukur dhe i fshehtë, i vendosur në një mjedis malor dhe të gjelbëruar. Ajo ofron një pamje mbresëlënëse të ujit që bie nga një lartësi e madhe, duke krijuar një spektakël të natyrshëm që tërheq vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Vizita në këtë ujëvarë është një përvojë unike për adhuruesit e natyrës dhe aventurave, pasi rruga për të arritur atje përfshin një ecje të këndshme dhe panoramike përmes terreneve malore dhe peizazheve të bukura. Ujëvara e Rasalit është ideale për një ekskursion ditor, ku vizitorët mund të shijojnë freskinë e ujit dhe qetësinë e natyrës përreth.

Spektakli i ujvarës që zbret nga një lartësi e madhe është ndoshta një prej më mahnitësve i natyrës shqiptare. Pamja është gjithashtu e rrallë dhe befasuese. Ajo fshihet si një thesar atje mes maleve, për t’iu ofruar atyre që guxojnë më shumë, e duan aventurën po aq sa dhe natyrën. Vetëm ata që ikin atje në zgafellat e rrëzimit të maleve, ata eksploratorë që e duan të bukurën, vetëm ata meritojnë të shpërblehen kaq bujarisht nga natyra shqiptare.

Albert Vataj/ Koha Jonë

SHKARKO APP