Kryeministri sulmon kryetarët e Dhomave të Tregtisë: Shesin toka, por ndryshe i shesin e ndryshe i shkruajnë faturat
Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur sulmet ndaj kryetarëve të Dhomave të Tregtisë. Ai ka deklaruar se ka “kryetarë dhomash tregtie që kanë prona e shesin toka”, por sipas kryeministrit “bëjnë tjetër letër për shtetin, tjetër letër për blerësin”.
“Sa pasuri të deklaruar ka Shqipëria sot në aspektin e pasurisë së patundshme? Kemi bërë rivlerësim të pasurisë dhe prapë nuk i kemi shkuar deri në fund. Janë 1 miliard dollarë që kanë dalë në sipërfaqe nga e drejta e rivlerësimit të një kontrate të bërë për të marrë një apartament apo shitur një tokë. Ka Kryetarë të Dhomave Tregtisë që shesin toka. Janë në të drejtën e tyre të mos keqkuptojë askush, por tjetër i shesin dhe tjetër i shkruajnë tokat, dhe janë kundër amnistisë, ky është thelbi.
Unë e kam në parim. Nuk kam asgjë me asnjë dhomë. Kam respekt për të gjitha dhomat dhe të gjitha kuzhinat. Nuk mund të ketë dhomë tregtie reale që përfaqëson interesat e sipërmarrjes që të thotë jemi kundër amnistisë. Kjo nuk është dhomë tregtie pastaj.. Mënyra si e ngrini ju çështjen është debat. Janë argumente. Ligji i amnistisë fiskale është i vështirë, nuk është i thjeshtë. Por në fund fare thelbi është kundërshtimi apriori është i papranueshëm. Çdo kundërshti debatohet. Jo për shkak të anëtarëve të nderuar të dhomës suaj por për shkak të një sistemi që funksionon prej 30 vitesh dhe nuk ka bërë asnjëherë formalizim të parasë. Hyri në jetën e shqiptarëve si një e drejtë konkurrence. Edhe anëtarët e dhomës do kenë çfarë të përfitojnë nga amnistia. Është sistemi. Nuk është problemi i kompanisë. Kryetarë dhomash tregtie kanë prona, shesin toka. Bëjnë tjetër letër për shtetin, tjetër letër për blerësin. Pse duhet të vihen në këtë pozitë kur kanë flamuj të shteteve të mëdha. Për këtë duhet amnistia që edhe ata të çlirohen nga barrat e të kaluarës. Ne nuk kemi bërë asgjë. Mekanizmi është klasik“, u shpreh ndër të tjerash Rama. Siç dihet kryeministri ka vendosur të kryejë amnisti fiskale por jo për krimin. Në të kjo amnisti duhet bërë që të legalizohet paraja në banka dhe në investime.