Kryeministri shkarkon zv/ministren e Mjedisit Diana Bejko për faturë modeste energjie e pa paguar

Ne oret e vona te nates se dites se marte gjithe mediat kishin nje lajm per nje fature modeste qe nuk kishte paguar ne Velipoje ,zv/ministrja e Mjedisit Diana Bejko qe e kishte shtepi te dyte. "Shtepi e dyte" eshte shtepia e kohes se plazhit, ku njeriu,i cili e zoteron si pasuri shkon ne muajt e veres dhe me pas e "braktis" ate. Ne muajt qe nuk e perdor shtepine e pra nuk konsumon energji elektrike ( pasi nuk banon njeri ne te) vjen nje fature standarte energjie tek 350 te reja. Dhe si rregull ,i pashkruar, deri tani keto fatura minimale paguheshin njehere ne 6 muaj. Natyrisht qe duhen paguar. Por te marten vone lajmi "bombe" i televizioneve ishte se Diana Bejko nuk ka paguar nje fature minimale ne Velipoje dhe ndaj kryeministri Rama ka kerkuar shkarkimin e saj si zv/ministre.Dhe do ta beje shkarkimin ndonese Rama eshte ne Beograd ne takimin e kryeministrave te Rajonit ne forumin Kine-Europa Juglindore. Mjafton qe lajmin e ka dhene per shkarkimin e formalisht do firmoset.

Natyrisht qe cdo zyrtar duhet ne rradhe te pare te manifestoje zbatimin e ligjit, e aq me teper nje anetar qeverie. Edhe cdo qytetar duhet te jete me ligjin, pavaresisht halleve, ndonese kjo ha diskutime se mungesa e anes ekonomike per te paguar  si dhe e mospasjes te nje pune per te jetuar normalisht akuzon qeverine se nuk rrit mireqenien. Me sakte nuk krijon vende pune. Edhe ketu prape ka vend per te qene i kujdesshem pasi ne nje vit e pak muaj nje qeveri e re e ka te veshtire ti zgjidhe problemet. Ndaj nje qeveri merr kater vjet per te drejtuar. Me pas vendos prape vota.Por le te kthehemi tek lajmi per Diana Bejko.
A duhej bere shembull publik e aq me teper shkarkuar per nje fature krejt modeste? A duhej perdorur "koka" e saj si "koke turku" per t'iu bere presion zyrtareve te tjere se po nuk paguat do keni te njejtin fat si Bejko?! A duhej kjo metode e dhunshme ligjore te binte mbi nje grua zyrtare apo mund ti kerkohej se nese nuk e paguan deri, fjala vjen neser, shkarkohesh? Natyrisht qe ligji ne Shqiperi ka nevoje te zbatohet , edhe me force, porse nese nje zv/ministre iku nga posti per kete gje a mundet kryeministri dhe qeveria e tij te kete te njejtin standart e force edhe ndaj deputeteve te PS, te LSI dhe partive te tjera, duke gjetur masa ligjore , ndonese kane mandat parlamentar? A mundet qeveria qe per bizneset e deputeteve qe nuk paguajne apo vjedhin, ti ndeshkoje? E veshtire te besohet se mund te kete te njejtin "fat" iks deputet sic e mori zv/ministrja qe tashme mund te quhet ish-zv/ministrja!
Po nese ka ndonje minister qe ka harruar ne kete situate pa paguar a do ta shkarkoje Edi Rama? Po nese jane zyrtare te LSI a mundet ti shkarkoje? 
 Ne thelb ajo cka don te beje Edi Rama qe ligji te jete mbi te gjithe, sic thote, duhet perkrahur. Porse ligji duhet te jete i  barabarte edhe per LSI, edhe per PD ! E jo vetem per nje grua zv/ministre  nga Shkodra, qe ka qelluar pa asnje perkrahje !

SHKARKO APP