Kryeministri “sy më sy” me komentuesin: Bufi i stërplakur e ka kthyer opozitën në një kor…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me përgjigjen ndaj komentuesve në rrjetet sociale.
Komentuesi shkruante se nga gjuha që Rama përdor me opozitën nuk meriton të qeveris vendin.
“Më vjen keq! Por vetën për faktin se si shpreheni për opozitën në fjalimet tuaja nuk meritoni ta udhëhiqni atë vend e atë popull”, thotë komentuesi.
“Ja mirëmëngjes nga Partia Socialiste! E bukur kjo, unë flas një herë në 3 muaj një fjalë për opozitën dhe bëka kaq shumë përshtypje se nuk meritokam ta udhëheq më atë popull siç shkruani ju nga jashtë. Por çfarë meriton atëherë opozita e dashur Flora, ma thoni dot? 3 vakte në ditë merret gjithë librin e shtëpisë sime, me këdo që i del përpara, me mua po e po. Nuk besoj se është opozitë që ju përfaqëson ju dhe familjen tuaj, se nuk besoj se keni ndonjë problem me familjen time dhe nuk ma ha mendja që libri i shtëpisë sime ju duket ndonjë program i mirë për ekonominë, punësimin, bujqësinë, arsimin, për shëndetësinë e me radhë për Shqipërinë.
Pastaj ju Flora jeni jashtë dhe kjo kënetë në sytë e të huajve është një turp dhe kurrsesi nderi i Shqipërisë, që sot çmohet dhe respektohet si kurrë më parë. Unë s’jam fare me opozitën dhe në parlament i kam lënë të merren me librin e shtëpisë sime, të ulin dhe të ngrenë kriminel e hajdut e të m’i hedhin mua të gjitha të zezat që i kanë bërë vetë. Pasi kanë hedhur vetëm baltë brenda dhe jashtë për Shqipërinë nga kënetat e tyre dhe kanë bërë çmos ta pengojnë këtë vend, tani duan votën. Prandaj do merrem pak edhe me ta apo jo, por ama me shqipen e mësuesve të mi, të Nolit, të Fishtës, Konicës e asnjëherë kurrë me baltën e shpifje me librin e shtëpisë me familjen. Asnjëherë në nivelin e asaj kënete”, thotë Rama në përgjigjen e tij.