Kryeministri takim me kryetarët e komisioneve parlamentare

Kryeministri Rama mblodhi në kryeministri kryetarët e komisioneve parlamentare që drejtohen nga deputetë të PS. Qëllimi i takimit ishte me karakter koordinativ mes qeverisë dhe parlamentit.

Është diskutuar për seancën e nesërme plenare ku në rend të ditës është një interpelancë e kërkuar nga opozita me Kryeministrin për çështjen e mbetjeve.

Të tilla takime të këtij formati do të jenë të shpeshta në funksion te mirëkordinimit të agjendës së qeverisë me parlamentit. Rama mësohet te ketë kërkuar për dy javën në vazhdim fokusi të jetë tek arsimi dhe miratimi buxhetit të rishikuar dhe i votuar dje në komisionin e ekonomisë. Komunikimi ka qenë një tjetër pikë e diskutimit nga ku kryeministri ka kërkuar që deputetët kur dalin si ftuar nëpër programe televizive të flasin e ta vënë theksin, në çështjen e javës për diskutim në komisionet parlamentare..

SHKARKO APP