
Kryeministri Edi Rama porosit shqiptarët të lajnë duart, të mos lëvizin nga shtëpia për qejf dhe të hapin dritaret. Bëhet fjalë për një sms që kreu i qeverisë ua ka dërguar qytetarëve shqiptarë duke u dhënë disa porosi për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa të mundesh. Ruaju nga informacioni i rremë. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!”, shkruan kryeministrit në sms-në e tij.

