Kryeministri uron kryeinfermieren e Spitalit Infektiv. Ja mesazhi i tij

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen kryeinfermieres, Ana Luca, e cila sipas tij edhe ditën e sotme është duke u shërbyer pacientëve të prekur nga COVID në Spitalin Infektiv.

Në emër të qeverisë, Rama shkruan në mesazhin e tij se e ka për ndër të urojë ditëlindjen e kryeinfermieres, duke thënë se ajo është një prej heronjve të mjekësisë.

“#EDHE100 ANA💐

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira”, shkruan kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?