Kryeministri zbulon projektet e reja: Shkodër – Tiranë do të bëhet për 40 minuta

Kryeministri Edi Rama ka folur për disa prej projekteve të reja në vend, ndërsa ishte i pranishëm në konkursin ndërkombëtar, ku 5 studio europiane paraqesin projekt-idetë për Rozafën e re në Shkodër.

Rama lajëmroi dhe nisjen e punimeve për akse të tjera rrugore si pjesë të Korridorit Blu, që do lidhin Tiranën me Shkodrën për 40 minuta, kryeqytetin me jugun e Shqipërisë në më pak se 2 orë.

Është pjesë e një vizioni më të gjerë që kombinon së bashku investime publike për Shkodrën dhe këtë territori që shkon lart në Thethin e mrekullueshëm dhe shtrihet deri në kufirin me Malin e Zi. Patjetër duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhjeje të shpejtë të sigurt të Shkodrës me veriun apo Tiranën dhe jugun, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Murriqan të Korridorit Blu që ka një segment të përfunduar në aksin Thumanë – Kashar, por do vijojë me segmente të tjera që do lidhin Balldrenin me Milotin, Murriqanin edhe Balldrenin me Thumanën. Për të gjitha këto i kemi të qartë edhe hapat dhe një pjesë të rëndësishme të punës edhe për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do lidhen kontratat e reja për segmente të reja nga Kashari në Rrogozhinë e Fier. Koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do jetë 40 minuta, ndërkohë koha e lidhjes së Shkodrës me jugun do të jetë sa ç’është koha e lidhjes me Tiranën. Deri në Vlorë për 2 orë”, tha Rama.

SHKARKO APP