Kryeministria ruhej nga police femra, Bregu: Aty ishin 300 mijë protestues! (Foto)

Protesta e sotme e opozitës nuk shënoi asnjë incident, por vazhdon të bëj jehonë në rrjetet sociale. Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, e gjendur mes protestës ka pasur kohë edhe për një selfie ku afër saj shihet edhe ish-deputeti dhe ministri i Partisë Socialiste, Agron Duka. Sakaq, Bregu në profilin e saj Facebook, pretendon se ishte “aty ku protestuan 300 mijë protestues”, duke i qëndruar shifrës së dhënë nga selia blu, pas përfundimit të protestës. Por ka bërë sërish jehonë në rrjetet sociale edhe fakti mbi zgjidhjen e bërë nga kryeministri Edi Rama për të mbrojtur godinën, edhe pse Policia e Shtetit kishte paralajmëruar një ditë më parë se protesta mund të ishte e dhunshme. Para godinës kryeministrisë ishte rreshtuar një kordon i gjatë me police femra, për të garantuar rendin, edhe pse numri i protestuesve të deklaruar nga PD-ja ishte me qindra mijëra vetë. Duhet theksuar se policet femra janë punësuar kryesisht gjatë qeverisjes së majtë.    

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?