Kryente blerje online me karta të rreme, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Një 25-vjeçar banues në Franë është ndaluar nga policia e Tiranës pasi tentoi të bëjë blerje dhe pagesa të ndryshme me karta virtuale.

Shtetasi me inicialet L. G., akuzohet për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal. Atij i janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 lap-top dhe 420 euro.

“Seksioni për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Virtual shade”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në institucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

SHKARKO APP