Kryeparlamentari Peleshi në Hagë: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar me vendosmëri procesin e reformave

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi një takim në Hagë me kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Holandës, Rachel van Meetelen dhe anëtarët e këtij komisioni, ku në fokus të bisedimeve ishte procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan ecurinë e reformave dhe progresin e arritur nga Shqipëria në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Peleshi tha se rikonfirmimi i mbështetjes së Holandës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian bazohet në vlerësimin pozitiv të progresit të reformave dhe rezultateve të arritura në rrugën tonë të integrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Kuvendit theksoi edhe se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të vijuar me vendosmëri procesin e reformave dhe për të avancuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?