Kryeparlamentari turk: Terroristët e FETO-s në Shqipëri, nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi mbajti sot një konferencë për mediat me homologun turk, Mustafa Şentop. Ky i fundit tha se FETO është e pranishme dhe në Shqipëri, por dha mesazhin që nuk duhet lejuar që kjo organizatë të helmojë mardhëniet mes dy vendeve.

”Sikurse në shumë vende të Ballkanit, FETO është e pranishme edhe në Shqipëri. Kjo organizatë terroriste është një organizatë e tillë saqë nuk kurseu as bombardimin e parlamentit. Dua të njoftoj që ne nuk do të lejojmë që kjo organizatë të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Jam i bindur se zyrtarizmi i këtij partneriteti strategjik do të çojë në nivele më të larta bashkëpunimet. Gjatë vizitës së Ramës u ra dakord për ndërtimin e një spitali në Fier. Dua të shpreh me kënaqësi që punimet po vazhdojnë pa ndërprerje”,-tha Şentop.

Kurse Ruçi u shpreh se Shqipëria dhe Turqia janë partnerë të besueshëm në NATO.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?