Kryepeshkop Joani në podcast me Ramën, flet për punën në spitalin psikiatrik

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”. Ndër të tjera si tregoi edhe për punën që ka kryer në spitalin psikiatrik.

Rama:  Ka një moment egoizmi në sensin e kënaqësisë, e vetëpërmbushjes që të jep fakti që ndihmon tjetrin. Ndërkohë që ju thoshit atëherë se të japësh, kur tjetri as nuk e di fare se kush je. Duke iu referuar asaj kohe, të dyja këto lidheshin, shërbimi në psikiatri ishte në një farë mënyre palestra në mungesë të kishës, në mungesë të territorit ku ju mund të ishit prifti që donit.

Kryepeshkop Joani: Në fakt, edhe arsyeja pse shkova atje, kjo ishte. Madje, edhe familja ime u habit. Por, unë besoj që motivimi ishte nga frymëzimi i ungjillit, që thotë jepni me shpresën s’ do merrni dhe e dyta, kur shkova dhe pashë si është një qenie njerëzore e shkatërruar, fillon një dhembshuri dhe dashuri e madhe për këta njerëz.

Rama: Po fillimi ishte i vështirë?

Kryepeshkop Joani: Isha i përgatitur shpirtërisht, por është tjetër të përballesh realisht me të. Në fillim, ndjeva dhembshuri për këta njerëz, sidomos kur aty ishte dikush me të cilin isha rritur. Kjo më shtyu akoma më tepër për të qëndruar. Edhe kur më propozuan të shkoja në ca vende të tjera, nuk pranova.

SHKARKO APP