Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryepolici Gledis Nano takohet me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf

Aktualitet E enjte, 18 Nëntor 2021 17:37
Kryepolici Gledis Nano takohet me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, priti në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, i cili shoqërohej në këtë takim, nga Oficeri Ndërlidhës i BKA-së Gjermane, Holger Primas dhe Oficerja Ndërlidhëse e Policisë Federale Gjermane, Andrea Geschke.

Nano vuri në dukje se bashkëpunimi me partnerët, dhe aq më tepër agjencitë ligjzbatuese të Gjermanisë, është i një rëndësie të veçantë për Policinë. Në emër të Policisë së Shtetit, Nano falënderoi qeverinë gjermane, ambasadën e Gjermanisë në Shqipëri dhe agjencitë ligjzbatuese gjermane, për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ofruar strukturave të Policisë së Shtetit.

Po ashtu evidentoi mbështetjen logjistike për Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, duke theksuar se ky Departament nuk do të ishte në këtë nivel pa mbështetjen e Policisë Federale Gjermane. Njëherazi ai vlerësoi mbështetjen dhe kontributin e dhënë nga BKA Gjermane, për Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe rezultatet e arritura kundër krimit të organizuar, në kuadër të Projektit ORKA. Krahas këtij Projekti, Njësinë “Anti Skifter” e cilësoi një tjetër bashkëpunim të suksesshëm.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 32 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 37 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 37 minutash
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke shprehur mirënjohjen për gjithë kontributin dhe mbështetjen e dhënë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shprehu bindjen se kjo mbështetje do të vijojë edhe në të ardhmen, si në forcimin e kapaciteteve logjistike, ashtu edhe për trajnimin për studentët tanë në mënyrë afatgjatë, që ata të studiojnë në Gjermani dhe të kthehen në Shqipëri për të vënë në zbatim njohuritë e përftuara, si dhe trajnimet e vazhdueshme për të gjitha nivelet e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf evidentoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes palëve dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi do të vijojë të jetë i tillë. Po ashtu vuri në dukje se në kuadër të vizitës që është ftuar për të realizuar së afërmi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Gjermani, do të mund të diskutohen edhe çështje në interes të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes palëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Oficerja Ndërlidhëse e Policisë Federale Gjermane, Andrea Geschke dhe Oficeri Ndërlidhës i BKA-së Gjermane, Holger Primas evidentuan disa prej aktiviteteve të pritshme lidhur me projektet që po zbatohen për shkëmbime eksperiencash mes palëve, trajnime të ndryshme, mbështetje logjistike, apo siç janë edhe programi i bursave i BKA-së dhe i studimeve master të Policisë Federale.





Etiketat e lidhura

Gledis Nano
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 8 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 8 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 24 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 31 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.