Kryeprokurori i Antimafias së Leçes : Po vjen më shumë drogë nga Shqipëria

Kryeprokurori Cataldo Motta në reportazhin e Rai 3: Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare ka rënë

Rai 3 i është rikthyer çështjes së kultivimit dhe trafikimit të marijuanës nga Shqipëria në Itali. Fakte e përballje deklaratash, shifra që përgënjeshtrojnë Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Shqipëria nuk është një vend problematik në kuptimin e trafikut të drogës”, i tha Tahiri gazetarit të Rai3, Leonardo Zellino.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigjen Tahirit ia jep kryeprokurori i Antimafias së Leçes. Ai thotë se jo vetëm që droga shqiptare është problem për Italinë, por flet për rënie të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cataldo Motta: “Problemi është për ne. Sepse 44 milje nga Vlora ndodhet Pulja që është porta e tranzitit të drogës për në Evropën Perëndimore”.

Gazetari flet për një tonelatë drogë të kapura vetëm në një ditë. Tahiri thotë se shifrat e tij nuk janë të vërteta.

“Besoj se statistika juaj nuk është e vërtetë. Në 2013 kishte më shumë drogë që mbërrinte në brigjet e Italisë, sesa tani”, shprehet Tahiri.

Gazetari sqaron se të dhënat janë të njëjta me kreun e antimafias në Leçe. Ai përgënjeshtron Tahirin dhe flet për sasi të mëdha marijuanë që vijnë në Itali. Ai ka edhe një shpjegim për këtë.

“Bashkëpunimi që kemi patur me autoritet shqiptare është dobësuar në 5 vitet e fundit. Ndoshta është interesi i autoriteteve shqiptare që ka rënë”.

Ministri i Brendshëm, Tahiri, kur gazetari i Rai 3 i tha se policia merrte 40 % të fitimit për çdo rrënjë kanabis, siç i kishte pohuar një kultuvues, e ftoi atë të shihte prodhimin e drogës në Itali. Kryeprokrori Motta thotë se prodhimi i Shqipërisë as mund të krahasohet.

“Edhe tek ne kultivohet. Por nuk është aq e përhapur sa në Shqipëri. Nëse do të ishte njësoj, nuk do të kishim nevojë për marijuanën e Shqipërisë. Shqipëria është një nga furnizuesit kryesorë të lëndëve narkotike. Kur ne përgjojmë ndonjë telefonatë të lidhur me ndonjë shqiptar, në 90 % të rasteve rezulton se bëhet fjalë për trafik  të organizuar droge”.

Reportazhi i Rai 3 zbuloi disa plantacione me drogë në Krujë, pikërisht në kohën kur Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme, lexuan një të ashtuquajtur raport të Guardia di Finanza, për ekzistencën e të cilit janë hedhur dyshime në media. Sipas këtij raporti, policia deklaronte se 99.8 e drogës ishte asgjësuar. Rai 3 ka intervistuar edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, duke u dhënë zë akuzave të tij se me trafikun e drogës dhe trafikantët është e lidhur vetë qeveria, në mënyrë të veçantë ministri i brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama./Lapsi.al

Më poshtë linku i reportazhit të Rai3.

http://www.rai.it/dl/RaiTV/programmi/media/ContentItem-207de061-eec7-4d01-ab88-c9fcfd48b451-tgr.html?refresh_ce

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?