Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale firmos fletë-arrestin për kryeministrin e Izraelit
Edhe kjo ndodhi, kryeministri i Izraelit nën akuzë penale.
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka thënë se hënën se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Karim Khan tha se beson se Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit, Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh, janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori 2023.
Prokurori duhet të kërkojë miratimin nga një panel prej tre gjyqtarësh, të cilëve mund t’iu duhen deri në dy muaj kohë për t’i shqyrtuar provat dhe për të vendosur nëse mund pranohet kërkesa.