Kryeprokurori takon ministrin Ulsi Manja: Përshtatje propozimit për hartën e re gjyqësore

Ripërshtatje të propozimit për hartën e re gjyqësore, mendojnë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Gjatë takimit të sotëm, Çela dhe Manja diskutuan për hartën e re gjyqësore, e cila është në fazën e konsultimeve me grupet e interesit, dhe vlerësuan domosdoshmërinë për përshtatjen e saj me nevojat që ka sot sistemi i prokurorisë.

Po ashtu në takim ministri dhe kryeprokurori diskutuan çështjet që lidhen me koordinimin e punës mes dy institucioneve në prag të përgatitjes së rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2022.

Drejtuesit e dy institucioneve ranë dakord të bashkërendojnë punën për ndërlidhjen e sistemeve të marrëdhënieve juridiksionale me jashtme të cilat operojnë Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme sa i takon ekzekutimit të letër porosive për pastrimin e produkteve të veprës penale.

SHKARKO APP