Kryeprokurorja e Tiranës: 200 persona të arrestuar për dhunë në familje
Aktualitet E Hënë, 25 Nëntor 2019 09:25
Prokuroria e Tiranës po zhvillon një aktivitet kundër dhunës ndaj grave.
Gjatë fjalës së saj, kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Ymeraj deklaroi se janë 200 persona të arrestuar për dhunë në familje.
“E nisim këtu pranë akuzës ditën e parë kundër dhunës, pasi motoja jone është: bashkë kundër dhunës. Janë ashpërsuar dënimet për veprat penale të dhunës ndaj gruas. Këto vepra penale janë të shpeshta dhe një fenomen shqetësues”, u shpreh Ymeraj.