Kryeqytetet e botës mbajnë frymën për situatën në Turqi
Presidenti amerikan, Barack Obama eshte njoftuar per gjendjen e krijuar ne Turqi njoftoi sot Keshilli amerikan per Sigurine Kombetare. Nderkohe, edhe kryeministri Italian, Matteo Renzi po ndjek me vemendje zhvillimet me te fundit ne shtetin euroaziatik. Kryeministri Italian mbetet ne kontakte me Ministrine e Jashtme italiane dhe me kryeqytetet e tjera te Evropes. Nje takim emergjence eshte zhvilluar ne Ministrine greke te Mbrojtjes mes perfaqesuesve te ushtrise, marines dhe forcave ajrore, njoftoi ‘’Wall Street journal’’.
Ministri I Jashtemrus, Sergei Lavrov deklaroi se Turqia duhet te eliminoje gjakderdhjen. ‘’Problemet e Turqise duhet te zgjidhen ne menyre kushtetuese’’, theksoi Lavrov, I cituar nga agjenc ia ruse e lajmeve, Tass. Shefja e diplomacies e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini deklaroi se ‘’jemi ne kontakte te vazhdueshme me delegacionin e BE-se ne Ankara. ‘’Bejme apel per qetesi dhe per respektimin e institucioneve demokratike ne Turqi’’, deklaroi Mogherini ne Twitter
KOHA JONË SONDAZH

