Kryeqyteti nën masa të rrepta policore

 

Kryeqyteti mbreme ishte nen masa te rrepta policore, kudo. Një numër të shtuar të efektivëve të policisë në zonën pranë rrugës “Myslym Shyri” deri te rruga “Vasil Shanto”. Përveç uniformave të policisë në kryqëzime dhe patrullave “Shqiponja” nëpër rrugica nuk ishte e vështirë të dalloje edhe agjentë civilë të policisë. Masat janë shtuar që nga mëngjesi i së martës pas shpërthimeve me tritol në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në hyrje të banesës së një efektivi të policisë dhe pranë shtëpisë së nënës së Kryeministrit Edi Rama. Nuk dihet nëse kjo është pjesë e një aksioni për kapjen e autorëve apo është një shtim rutinë i masave për shkak të ngjarjeve të rënda të mëngjesit. Por Shteti eshte dridhur nga keto shperthime terrori dhe te gjithe ne alarm nga dje duke vene nen kontroll çdo element me precedent kriminal. SHISH, Policia dhe Antiterrori jane duke bashkepunuar fort per te gjetur terroristet e djeshem . 

SHKARKO APP