“Kryereforma në Shqiperi janë zgjedhjet e parakohshme”
Ne nje deklarate per shtyp, LDE- Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, ka denuar ashper aktet terroriste qe kane ndodhur dje ne Ankara.
“Te rithemelojme demokracine – eshte qendrimi i LDE. – Te biem te gjithe ne nje mendje qe te zhvillojme nje ore e me pare zgjedhje te parakohshme. Duhet nje kontrate e re politike, sociale dhe qeverisese ne vendin tone. Partite jane kthyer ne streha te koruptuarish dhe te inkriminuarish. Nese vazhdojme keshtu, Partite do te largojne nga perfaqesimi i drejtperdrejte horrat, trafikantet dhe banditet, por do te bejne pakt me ta per te kandiduar ne Listat e ardhshme femijet, niperit, mbesat dhe perfaqesuesit e tyre. Asgje nuk do te ndryshoje, nese dekriminalizimi do te behet si pakt qarkullimi mes partive dhe te inkriminuarve. Rithemelimi i demokracise, kerkon qe partite te behen atdhedashese, e te vendosin Shqiperine permbi Partite. Kush do Shqiperine, mbi Partine, nuk ben pakt as me krimin, as me cenimin, vjedhjen dhe tejtersimin e votes. Ambasadat Perendimore, sidomos Ambasada e SHBA, Perfaqesia e BE, Ambasada e Britanise se Madhe, Ambasada e Gjermanise, Frances dhe Italise, duhet te kthejne syte seriozisht nga Reforma Zgjedhore. Nese ne Shqiperi nuk garantojme dot zgjedhje te lira e te ndershme, eshte pothuajse e kote cdo perpjekje per reforma e zhvillime te tjera ne kahjen e duhur. Vetem zgjedhjet e lira dhe te ndershme, mund te sigurojne nje kontrate te paster dhe te cliret mes qytetareve dhe politikes. I bejme thirrje edhe Opozites shqiptare qe ta ktheje betejen per zgjedhje te lira e te ndershme, si nje beteje mbi betejat per te perendimizuar Shqiperine. Mbeshtesim Tryezen e Partive te vogla dhe te gjitha kerkesat e perfundimet e dala nga kjo Tryeze.
KOHA JONË SONDAZH

