FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës hetohet për nxjerrje sekreti

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës është vënë nën hetim nga kjo prokurori, pas dyshimeve për dekonspirim. Rajana Jata dyshohet për “nxjerrje të sekretit hetimor” dhe për “shpërdorim të detyrës”.

Gjykata e Tiranës vendosi pezullimin e saj nga detyra deri në përfundim të hetimit dhe caktimin e një mase sigurie “detyrim për paraqitje”. Hetimi që dyshohet të jetë cenuar nga Jata i përkiste një zyrtari të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Në hetim po përdoreshin metoda speciale, si përgjimi edhe po ashtu vëzhgimi. Sapo është vënë në dijeni të këtij fakti për shkak të akses që kishte në aktet sekrete, dyshohet se Rajana Jata e ka telefonuar zyrtarin dhe e ka vënë në dijeni për hetimi, por nga ana tjetër ka rënë vetë pre e përgjimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?