Kryetari Beci fton qytetarët në një mbrëmje të veçantë artistike në Shkodër

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton qytetarët të bëhen pjesë e një eventi të veçantë kushtuar muzikës shqiptare.

Benet Beci shkruan në Facebook: 

Një ftesë nga artistë të mëdhenj për një mbrëmje të veçantë…

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, në Teatrin “Migjeni”, ju pret një event i dedikuar një prej figurave më të rëndësishme të muzikës shqiptare, në 100-vjetorin e lindjes së kompozitorit Tish Daija.

Swiss Digital Mobile Reklama

Artistë të njohur dhe Orkestra Simfonike e Shkodrës, nën dirigjimin e Elda Laro, do të sjellin në skenë krijimtarinë e tij, në një koncert që premton emocion, kujtesë dhe krenari artistike.

📅 11 Prill
🕖 Ora 19:00
📍 Teatri “Migjeni”, Shkodër
🎟️ Hyrja e lirë

Një mbrëmje për t’u ndjerë pranë muzikës që na përfaqëson.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?