Kryetari Beci me fëmijët e “Maria Ndihmëtare”: Projekti “Dua të Luaj” nis këtë vit në Shkodër
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, zhvilloi një takim të veçantë me nxënësit e Shkollës “Maria Ndihmëtare”, ku dëgjoi nga afër idetë dhe dëshirat e tyre për qytetin. Mes sinqeritetit dhe imagjinatës së fëmijëve, Beci ndau edhe lajmin për nisjen këtë vit të projektit “Dua të Luaj”, një park gjigant lojërash që synon të krijojë më shumë hapësira argëtimi dhe zhvillimi për më të vegjlit në Shkodër.
Postimi i plotë:
Në një takim me fëmijët e Shkollës “Maria Ndihmëtare”, pata kënaqësinë të dëgjoja nga afër mënyrën si ata e shohin qytetin tonë.
Me sinqeritetin dhe fantazinë që vetëm fëmijët dinë ta kenë, folën për atë që u pëlqen, për çfarë u mungon dhe për ndryshimet që do të donin të shihnin. Ide të pastra, plot ngjyra dhe kreativitet, që të bëjnë të reflektosh.
Në këtë bisedë të bukur ndava me ta edhe një lajm që i gëzoi shumë: projekti “Dua të Luaj”, një park gjigant lojërash për fëmijët, puna për të cilin nis këtë vit.
Një investim që vendos në qendër buzëqeshjen, lojën dhe hapësirat ku fëmijët ndihen të lirë të ëndërrojnë.
Ora e tyre e qytetarisë u kthye në një moment të veçantë edhe për mua. Sepse kur dëgjon fëmijët, kupton se si duhet të duket e ardhmja.
KOHA JONË SONDAZH

