Kryetari Beci njofton investimin në rrugën “Foljeta” në Shkodër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar për një investim të rëndësishëm në rrugën “Foljeta”. Ky projekt, i financuar nga Bashkia Shkodër, përfshin ndërtimin e rrjetit nëntokësor, asfaltimin dhe ndriçimin e kësaj rruge. Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës për banorët e zonës.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes!
Rruga “Foljeta” është një tjetër investim i rëndësishëm në rrugët e brendshme të qytetit.
Ky projekt, i financuar nga Bashkia Shkodër, përfshin ndërtimin e rrjetit nëntokësor, asfaltimin dhe ndriçimin e kësaj rruge.