Kryetari i shoqatës së Konsujve Ndroqi, dhuratë për fëmijët jetimë

Fëmijët e shtëpisë së jetimëve në Sarandë tashmë do të jetojnë në kushte më të mira falë investimit te shoqates se konsujve te Nderit ne Shqiperi te perfaqesuar nga Z. Ylli Ndroqi . Në këtë fund vitit inisiativa e zotit Ndroqi ka qënë dhurata më e mirë për këta fëmijë që tashmë mund të festojnë në një ambient që u jep ngrohtësinë e familjes së munguar. Përurimi i ambjenteve të reja në prag të festës së vitit të ri u përshendet dhe u vlerësua nga kryetari i bashkisë së Sarandës Stefan Cipa,nënprefektit Ilir Hysi  si dhe nga drejtoresha e shtepise se femijeve jetime ne Sarande .

Kreu i Shoqatës së Konsujve degjoi me vëmëndje nevojat nga vetë vogëlushët, ndersa premtoi se do te jete gjithnje ne mbeshtetje te femijeve ne nevoje.

Gëzimi i vogëlushëve dukej qartë, ndërsa kanë falenderuar për dhuratën e bërë ashtu sic dinë ata, me recitime, këngë e valle duke afruar atmosferën e ngrohtë që sjell ndërrimi i viteve.    

SHKARKO APP