Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryetari i Shoqatës Vatra: Do promovojmë çdo lider nga Prishtina e Tirana. Përkujdesje më e mirë për interesat e shqiptarëve në Ballkan

Aktualitet E martë, 28 Janar 2020 19:29
Kryetari i Shoqatës Vatra: Do promovojmë çdo lider nga Prishtina e Tirana. Përkujdesje më e mirë për interesat e shqiptarëve në Ballkan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i sapo zgjedhur i Shoqatës Vatra, ambasador i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova në zyrën e kongresmenit Bob Doll, biznesmeni i njohur Elmi Berisha ka folur sot për objektivat që ka si drejtues i një prej organizatave më të rëndësishme e më të vjetra të shqiptarëve në SHBA.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës nga New York-u, Berisha që ka qenë kontribuues i kësaj shoqate tha se energjitë pozitive të shqiptaro-amerikanëve në SHBA duam t’i vendosim në dispozicion në vendit tonë.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

Ai theksoi se Vatra do të promovojë çdo lider që vjen nga Tirana zyrtare e Prishtina zyrtare dhe se do jetë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

INTERVISTA E PLOTË
Ju vini në krye të organizatës vini në një moment jo të lehtë. Disa anëtarë të vjetër janë përjashtuar. A keni ju një plan për ta unifikuar Vatrën?
Asnjë anëtar i Vatrës apo që e kanë suportuar Vatrën tash 50 vite nuk janë të përjashtuar. Është një keqkuptim në disa media dhe ju siguroj të gjithëve që një gjë e tillë nuk ekziston. Është një harmoni, ka mendime të ndryshme, ka një traditë që e lejon dhe krijon një thesar për bashkëkombësit tanë.
Shqiptarët-amerikanët janë themeltar të shtetit të parë shqiptarë. 100 vite më vonë shqiptaro-amerikanë janë pjesë e rëndësishme e krijimit të shtetit të Kosovë. Këto energji pozitive duam t’i vendosim në dispozicion në vendit tonë.

Ju jeni një aktivist i hershëm i komunitetit dhe keni kontribuar materialisht për kauza të ndryshme. Jeni i pari nga Kosova që drejtoni Vatrën. Çfarë ju motivoi për ta marrë përsipër këtë sfidë?
Shqiptarët-amerikanët janë themeltar të shtetit të parë shqiptar. 100 vite më vonë shqiptaro-amerikanë janë pjesë e rëndësishme e krijimit të shtetit të Kosovës. Këto energji pozitive që kanë mbretëruar në 100 vite dhe pjesa tjetër e 30-vjeçarit të fundit, mendoj që është e nevojshme të vazhdojmë organizimin e shqiptarëve në Amerikë për të kontribuar më së mirë për vendin e origjinës.

Si mund të bëhet Vatra ombrellë e shqiptaro-amerikanëve pavarësisht bindjeve që kanë për qeveritë në vendin amë?
Kur është krijuar Vatra nga Noli dhe Konica kjo ka qenë ideja themeltare e tyre, pra Vatra të shërbejë si ombrellë. Unë mendoj që tani me energjitë e reja, mentalitetin e shekullit 21 që do ta promovoj unë do të krijojmë infrastrukturë që do të jetë joshëse për gjeneratat e reja të shkolluar që kanë mundësi për ta shtyrë Vatrën edhe më fuqishëm dhe ta vënë interesin e shqiptarëve atje ku e meriton,.

Në komunitet ka pikëpamje të forta politike pro ose kundër kësaj qeverie në vendin amë…>
Ajo gjithmonë do të ekzistojë sepse ka preferenca personale ndaj lidershipit në Tiranë dhe Prishtinë. Vatra e shekullit 21, unë dhe ekipi im do të përqendrohet pak më ndryshe. Ne do të promovojmë çdo lider që vjen nga Prishtina dhe Tirana zyrtare dhe do t’i trajtojmë të gjithë me dinjitet sepse është e vetmja mënyrë të krijojmë kredibilitet të vazhdueshëm në Uashington, duke mos u marrë me njëri-tjetrin por duke ecur përpara për një perspektivë më të përshtatshme.

A mund të jetë Vatra një instrument influencimi pranë administratës amerikane për sfidat e mëdha siç janë integrimi i Shqipërisë apo normalizimi Kosovë-Serbi.
Konica mendonte se Vatra do të ishte një ombrellë e shqiptarëve në Amerikë. Pas ombrellës, Konica dhe Noli e kuptonin fare mirë se ndonte se vatra duhet të influencojë për interesat e shqiptarëve në Ballkan. Është koha që Vatra të kthehet në substancën e saj. Ajo është përkujdesja për interesat e shqiptarëve në Ballkan. Është koha që ndoshta Vatra të mendojë dhe të përqendrohet në të njëjtën elementë me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi bisedimeve që po vonohen me Serbinë dhe të cilat do të rezultojnë aty ku Kosova duhet të jetë.

Unë mendoj që duhet të kthehet përkushtimi i shqiptaro-amerikanëve, në këtë rast Vatra si ombrellë dhe të tjerët dhe të forcojmë marrëdhëniet tona 100 vjeçare me Shtetet e Bashkuara dhe t’i vendosim atje ku duhet.

A e shihni Presidentin Trump si një shans për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi?
Unë ndihem shumë mirë dhe modest me politikën e Presidentit Trump. Shqiptarët duhet të vetëdijesohen dhe të koordinohen si në Tiranë dhe në Prishtinë, por edhe një koordinim i ri duhet të bëhet me mërgatën në SHBA. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë dhe të japim energjitë tonë pozitive rreth bisedimeve dhe mundësive që të krijojmë ura të reja dhe të krijojmë pa asnjë dilemë shtetin e  Kosovës, i cili ka kaluar një çikë në zbehje për sa i përket njohjeve të reja. Koordinimi me Vatrën do të hapë rrugë të reja dhe të fuqishme rreth forcimit të mëtejshëm të shtetit të Kosovës.

Si kryetar i ri i Vatrës, a shihni ju shanse për ngritjen e nivelit arsimor të Vatrës duke ftuar anëtarë të rinj, pasi dihet se ka të rinj që janë doktor shkencash, inxhinierë të zotë, etj?
Ky është qëllimi jonë! E vetmja mënyrë që Vatra të ecë në rrugën 108-vjeçare, është inkuadrimi i sa më i shpejtë i të rinjve dhe të rejave që janë këtu në Amerikë. Në të ardhmen e afërt, e tërë Vatra do të kalojë në duart e të rinjve që janë stazat më të larta të edukimit dhe zhvillimit në Amerikë. Kjo do të ketë edhe ndikim pozitiv në ekonominë e vendit nga kanë ardhur.

Etiketat e lidhura

ambasadorElmi BerishaVatra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 19 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 20 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 22 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 23 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.