Kryetarja Ardita Sinani: Flamuri shqiptar ngrihet në zemër të Preshevës

Flamuri kuqezi u ngrit sot në zemër të Preshevës. kryetarja e Komunës së Preshëvës, Ardita Sinani uroi sot 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Sinani postoi një video në rrjetet sociale ku valëviti flamurin kombëtar shqiptar me rastin e Festës së Pavarësisë në Komunën e Preshëvës. Gjithashtu në Preshevë u kremtua Festa e Pavarësisë së Shqipërisë, duke pritur ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj.

“Presheva, Zemra e Festës Kombëtare. Sot, Presheva u bë qendra e kremtimit të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke pritur me krenari Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadorin e, Bardhyl Canaj”, shkroi Sinani në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?