Kryetarja e Bashkisë të Durrësit nxjerr urdhrin e parë: Të shtunën në punë, të pastrojmë qytetin

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga betimi i saj në krye të bashkisë së Durrësit dhe kryetarja e re Valbona Sako ka nxjerr një urdhër për të gjithë punonjësit e saj.

Sipas këtij urdhri, ditën e shtunë, punonjësit e Bashkisë së Durrësit do të dalin në punë me një qëllim të vetëm, pastrimi i qytetit.

Njoftimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër bashkia dhe ndërmarrjet ndihmëse janë në ditë pune me qëllim pastrimin e qytetit, i cili fillon në 08.00 me këte plan veprimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

1- Ndërmarrja Rruga me fadrromat do të jetë në Kampusin e Universitetit, tek ish Këneta, Durrësi i ri

2-Ndërmarrja Komunale Plazh do të jetë nga Ura e Dajlani deri në Plepa, bashkë me administratën

3-Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës do të jetë nga Ura Dajlanit, Stacioni Trenit, Shëtitorja Taulantia deri në Currila bashkë me administratën.

4-Pallati i Sportit, Pallati i Kulturës dhe Biblioteka tek Stadiumi.

5- Arsimi (Kopshte, Cerdhe) do të jetë tek Spitali nga mbrapa.

6- Zjarrfikëset do të jenë në plazh nga ura Dajlanit deri në Plepa.

7-Administrata e Bashkisë Durres do të jetë nga sheshi Taulantia deri në Currila.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?