Kryetarja e Komitetit të Helsinkit: Mbajtja e të pandehurve në kafaz xhami është e paligjshme! Pengon komunikimin me avokatin
Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skënderaj e quan të padrejtë mbajtjen në kafaz prej xhami të zyrtarëve, gjatë seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme. Për të kjo praktikë është në kundërshtim me kodin e procedurës penale dhe me jurisprudencën e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Komiteti Shqiptar i Helsinkit e vlerësoi si shkelje të rëndë të ligjit dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut, mbajtjen në kafaz metalik apo prej xhami të zyrtarëve gjatë seancave në Gjykatën e Posaçme.
“Për të folur pak për Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Unë nuk mendoj se shqetësimi kryesor kur flasim për çështje të tilla, është reagoi apo nuk reagoi Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ne kemi reaguar vazhdimisht për kushtet e vështira në sistemin e burgjeve, për rastet që kanë ndodhur, ku persona në varësi të lëndëve narkotike kanë humbur jetën për shkak të mungesës së metadonit, etj. Shkeljet e të drejtave të njeriut janë shumë të mëdha. Çdo aktor që mendon se duhet t’i bashkohet kësaj kauze, duhet të reagojë.
Pra është Gjykata që e vlerëson rast pas rasti, në bazë të standardeve që ka vendosur Gjykata e Strasburgut, se kur ekzistojnë nevojat për cënimin e sigurisë për të cilat mund të vendoset një ndarje e qelqtë, e cila s’duhet të cënojë konfidencialitetin në komunikim mes avokatit dhe të pandehurit dhe nuk duhet të cënojë prezumimin e pafajësisë që çdo person e gëzon, me qëllim që ky person të mos paragjykohet dhe të shihet nga publiku si një person fajtor që ka kryer veprën penale. Kjo është pikërisht, vendosja e xhamit të qelqtë, ose e ndarjeve të tjera që bëjnë të mundur mbrojtjen e Gjykatës dhe aktorëve të saj, por edhe të pandehurit nga elementë të cënimit të sigurisë, janë të tolerueshme, por edhe në këto raste nuk duhet të cënohet e drejta për një proces të rregullt, që kërkon komunikim konfidencial me avokatin dhe mos-cënim të parimit të prezumimit të pafajësisë”, tha me tej Skendëraj.
KOHA JONË SONDAZH

