Kryeparlamentarja Lindita Nikolla merr pjesë në Samitin e NATO-s, me rastin e 75-vjetorit të Aleancës
Në datat 8-9 korrik, po zhvillohet në Washington DC Samiti Parlamentar i NATO-s, me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.
Në Samit merr pjesë Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe Kryetarja e Delegacionit Parlamentar të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli.
Në prag të Samitit, Kryetarja Nikolla dhe Kodheli morrën pjesë në pritjen e organizuar nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson, për kryetarët e parlamenteve dhe delegacionet parlamentare të vendeve anëtare të Aleancës, në Capitol Hill.
Parlamentet e vendeve anëtare janë garanci dhe mbështetje e fuqishme që NATO të përmbush misionin për mbrojtjen e paqes.