Kryetarja e PS për Tiranën: Shqipëri si Europa, nuk është dhuna

Molotovi dhe sendet e hedhura ndaj punonjëvse të policisë dhe institucioneve ka sjellë reagimin edhe të deputetes socialiste Blerina Gjylameti, njëherësh edhe Kryetare e PS për Tiranën.

“Nuk është kjo Tirana, nuk është kjo shumica, nuk është kjo Europa, nuk është kjo Shqipëria. Shqipëria nuk është dhuna.

Alternativa e molotovit dhe benzinës ndaj Policisë së Shtetit është akti që turpëron dhe distancon çdo individ nga qytetaria. PseudoOpozita i përket rrugës dhe kthimit pas.Thirrjet e hapura për dhunë që të marrin pushtetin, përdhosin demokracinë dhe shtetformimin. Nuk ndërtohet Shqipëria me akte të njerëzve të egër, nuk ndërtohet Shqipëria me flakë dhe djegie.
Shumica e heshtur e Tiranës dhe Shqipërisë duket qartë që nuk i përket anës së gabuar. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, zgjedhja e saj është paqja dhe solidariteti. Jo dhunës!”, shkruan Gjylameti në një postim në “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?