Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.5…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryevëzhguesja e ODIHR: Do të jemi në zonat e nxehta

Aktualitet E shtunë, 27 Mars 2021 20:02
Kryevëzhguesja e ODIHR: Do të jemi në zonat e nxehta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryevëzhguesja e OSBE ODIHR Urszula Gacek në një intervistë dhënë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu tregohet e kujdesshme të japë një vlerësim për parapërgatitjet e deritanishme të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Megjithatë ajo tregon se cilat do të jenë çështjet prioritare të monitorimit prej vëzhguesve të saj në terren. Ambasadorja Gacek premton se një ditë pas zgjedhjeve ajo nuk do të mjaftohet duke thënë 2 fjalët, zgjedhje të lira e të ndershme por do të japë një vlerësim gjithëpërfshirës, të drejtë e të pavarur.

Muhamed Veliu: Shkëlqesi Ambasadore. Faleminderit për këtë intervistë në Top Channel. Fillimisht, cili është vlerësimi juaj për përgatitjet e deritanishme për zgjedhjet e 25 Prillit?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ambasadorja Urszula Gacek: Faleminderit për ftesën tuaj. Është me të vërtetë kënaqësi për mua t’u tregoj se çfarë ne jemi duke bërë. Në pyetjen tuaj përdorët fjalën vlerësim por është shumë herët të bëjmë vlerësime. Ne gjithmonë punojmë duke observuar fillimisht e më pas japim vlerësime. Ne kemi disa fusha prioritare të cilat duam ti shikojmë. Shumë gjëra janë ndryshuar për këto zgjedhje si legjislacioni, mënyra e të votuarit , sistemi identifikimit e mbi të gjitha këto janë zgjedhje që mbahen në kushte pandemie. Janë shumë gjëra të reja për tu parë e kështu një mori çështjesh për vlerësim por për momentin nuk e themi dot cili është vlerësimi është shumë herët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Muhamed Veliu: Ju e përmendët faktin që këto zgjedhje po mbahen me rregulla të reja por a jeni e kënaqur me zbatimin e tyre nga KQZ?

Ambasadorja Urszula Gacek: Shumë prej rekomandimeve tona nga zgjedhjet e shkuara janë marrë në konsideratë duke ndryshuar legjislacionit natyrisht jo të gjitha. Tani na duhet të shikojmë se si do të zbatohen në praktikë dhe a do të mundet KQZ të jetë në gjendje të zbatojë gjithë këto ndryshime sikurse votuesit sa të mirë-informuar do të jenë të votojnë pasi do të përballen me një fletëvotimi krejt ndryshe nga ato në të shkuarën. Që prej të premtes ne kemi në terren 24 vëzhgues afatgjatë në të dymbëdhjetë qarqet për të parë organizimin lokal të zgjedhjeve.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 34 minutash
Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Para 35 minutash
Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 8 orësh

Muhamed Veliu: A keni identifikuar ndonjë çështje të veçantë e cila mund të ndikojë negativisht në procesin zgjedhor?

Ambasadorja Urszula Gacek: Ne kemi fusha të cilat në të shkuarën kanë qenë problematike por në çdo zgjedhje ne vijmë me mëndje të hapur. Mundohemi mos të kemi një ide paraprake. Ne e shohim procesin në tërësinë e tij. Ne nuk paragjykojmë e të themi shiko këtu ka problem. Nëse do të ketë problem ne do ta raportojmë. Për momentin është ende herët.

Muhamed Veliu: Cilat do të jenë ato çështje kritike vëzhguesit tuaj do të ngarkohen të shikojnë ditën e zgjedhjeve?

Ambasadorja Urszula Gacek: Ata ndjekin të gjithë procesin. Ne shikojmë financimet e fushatave elektorale, si burimet qeveritare përdoren apo keqpërdoren për fushatë. Ne do të shohim se çfarë bëhet drejtësisht këtu apo nëse do të ketë ndonjë lloj presioni tek votuesit. Të gjitha këto sipas të njëjtit standard ndërkombëtar njësoj si në SHBA në misionin tim të fundit e në Shqipëri tani, në Serbi vitin e shkuar apo Kazikistan kudo ne jemi.

Muhamed Veliu: Ambasadore siç edhe ju mund ta dini në të shkuarën Shqipëria është përballur me shit-blerjen e votës. A do ti kushtoni një vëmendje të posaçme këtij fenomeni?

Ambasadorja Urszula Gacek: Natyrisht ne I shikojnë raportet tona në të shkuarën. Këto janë gjëra të vështira për ti kapur. Kemi të bëjmë me një aktivitet Kriminal. Vështirësia qëndron në gjetjen e provave. Duhet të tregohemi të kujdesshëm për mos të thënë këtë e tha ai apo ajo pra informacion të dorës së dytë. Ne e dimë këtë si problematikë të së shkuarës. Natyrisht ne do të shikojmë për këtë as më shumë e sa më pak, njësoj siç e kemi bërë në të tjera vende ku një problem si ky është parë. A do të ndodhë kësaj here? Ne nuk mund ta themi ka ndodhur në të shkuarën të shikojmë çdo të ndodhë.

Muhamed Veliu: A do të kenë një prezencë të shtuar vëzhguesish në ato qytete që njihen si vende me një betejë të fortë elektorale?

Ambasadorja Urszula Gacek: Ne do të dëshironim të kishim një ekip më të madh vëzhguesish por sikurse misionet e tjera në kohë Covidi numri është reduktuar pasi ka vështirësi në gjetjen e vëzhguesve afat-shkurtër. Në ditën e votimit për sa i përket votimit, numërimit, tabulimit, ne në mënyrë statistikore nuk do të kemi një kampion të madh për këtë na vjen keq, por nëse ne do të jemi të zgjuar dhe do të punojmë shumë, mendoj se do të mundemi të kemi prova të duhura që në mënyrë të saktë sjellin tablonë e asaj që do të ndodhë. Nëse në vëmendjen tonë do të vinë informacione për kundërshti të nxehta në zona të caktuara apo me probleme ne do të jemi atje. Nuk mund të jemi kudo edhe nëse do të kishim 250 vëzhgues në të gjithë vendin.

Muhamed Veliu: Një ditë pas zgjedhje do të jeni përballë medias në konferencën për shtyp, a do tu shohim duke përsëritur fjalët zgjedhje të lira e të ndershme apo do të mundeni të na thoni një vlerësim të gjerë?

Ambasadorja Urszula Gacek: Mendoj se kemi një dekadë që nuk përdorim fjalët të lira e të ndershme. Unë kur nuk kam përdorur këto fjalë e natyrisht edhe në ato vende kur zgjedhjet nuk kanë qenë të lira e të e të ndershme. Është më shumë se kaq. Në opinionin tim është e pamundur të vlerësosh duke përdorur dy fjalë. Ne do tu japim një vlerësim gjithëpërfshirës, të drejtë e të pavarur.

Muhamed Veliu: Ambasadore faleminderit për përgjigjet tuaja.

Ambasadorja Urszula Gacek: Ishte kënaqësi dhe prej t’ju shikoj gjatë fushatës elektorale.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 34 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 35 minutash

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius
Para 35 minutash

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 9 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 17 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 8 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.