Ksera hesht para prokurorisë: Nuk do jap asnjë shpjegim

Ish-ministri Spiro Ksera refuzon të japë shpjegime për Prokurorinë.

Mësohet se një oficer hetues i njësisë Task-Forcë Antikorrupsion ka shkuar në paraburgimin ku mbahet ish-ministri, por nuk ka mundur të marrë dëshminë e këtij të fundit.

“Nuk do të jap asnjë shpjegim për ju pa u njohur me dosjen ndaj meje”, mësohet të ketë thënë Spiro Ksera.

I dyshuari e ngriti këtë pretendim edhe në gjykatë, ku tha se nuk ishte pyetur asnjëherë për akuzën.

Ish-ministri Spiro Ksera u arrestua më 29 janar, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Kjo e fundit filloi hetimet për disa fonde të shpenzuara nga ana e Ministrisë së Punës në periudhën korrik 2013.

Me firmën e ish-ministrit Ksera, sipas Prokurorisë, janë shpenzuar 300 milionë lekë për mbajtjen e gjashtë aktiviteteve fiktive.

SHKARKO APP