Kthehen 58 shqiptarë nga Gjermania

 

Në Rinas, sot rreth orës 16.40, nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, organizuar nga agjensia Frontex,  janë kthyer si deportiv,  nga Gjermani në Shqipëri 58 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.

 Operacioni i riatdhesimit u zhvillua  nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese  Gjermane  dhe FRONTEX.

Në bordin e avionit ishte  në përbërje të eskortës , një mjek e një psikolog.

Nga shtetasit deportivë të kthyer , 16  prej tyre janë kthyer nga Gjermania, 6 prej tyre janë kthyer nga Franca, 12 nga Filanda dhe  24 nga Suedia .

Nga këta rreth 35 shtetas ishin me familje.

 Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos  të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.

SHKARKO APP