Kthehen nga Franca 49 shqiptarë. Penalizohen të mos udhëtojnë për 3 vjet

49 shtetas shqiptarë janë penalizuar të mos udhëtojnë për tre vjet drejt vendeve të hapësirës Shengen, pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në shtetet e kësaj zone.

Qytetarët  janë kthyer sërish në vend ditën e sotme, nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter nga Franca në Shqipëri, organizuar nga agjensia Frontex.

 

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese Franceze dhe FRONTEX.

Në bordin e avionit ishte dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që u riatdhesuan si dhe në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog.

Nga shtetasit deportivë të kthyer , 25 prej tyre janë kthyer nga Franca, 4 nga Belgjika, 6 nga Finlanda, 7 nga Gjermania, 3 nga Spanja dhe 4 nga Italia.

Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për tre vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.

SHKARKO APP