Ktheheshin nga dasma, vdes në aksident 45 vjeçarja

Një 45-vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti në Gjirokastër.

Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti tip “Renault” me targa AA 029 DM është përplasur me murin rrethues të një lokali, në fshatin Sofratikë në Gjirokastër. Për pasojë ka humbur jetën 45-vjeçarja T.Xh, dhe janë plagosur bashkëshorti i saj E.Xh. Po ashtu është plagosur edhe pasagjeri tjetër me inicialet K.L, i cili rezulton të jetë një i afërm i familjes së aksidentuar.Sipas mjekëve, gjendja e 17-vjeçares është e rëndë. Mësohet se të aksidentuarit po ktheheshin nga një dasmë në vendin ku banonin.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?