Kthehet ne Shqiperi dhe percillet me nje ceremoni familjare trupi i Major Sokol Feka

Majori Shqiptar Sokol Feka, i cili humbi jetën duke drejtuar një helikopter me lëndë narkotike në Spanjë, është përcjellë për në banesën e fundit rreth dy muaj nga vdekja e tij.

Trupi ka mbërritur 2 ditë më parë ne kryeqytet pas shumë procedurash të kërkuara nga pala Spanjolle.  Ndërsa ceremonia mortore u krye pasditen e 20 marsit 2015.

Të pranishëm në ceremoninë mortore të majorit Feka ishin familjarë, të afërm dhe miq, ndërsa nuk munguan edhe disa nga kolegët e tij të punës.

Sokol Feka humbi në përpjekje për t’i ikur ndjekjes së Gardës Civile Iberike, pasi helikopteri që ai drejtonte preku një shtyllë të tensionit të lartë në Malaga të Spanjës. Brenda në helikopter po transportoheshin gati 1 ton hashash .

Majori Sokol Feka prej 18 vjetësh ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ndërsa prej 15 vjetësh ishte pilot helikopteri në bazën ajrore të Farkës.

SHKARKO APP